75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

17 vjeçari nga Gjilani gjendet i vdekur në Zvicër, të premten varrimi i tij

Dje në mëngjes, 17 vjeçari nga Gjilani, Rinor Bunjaku është gjetur i vdekur në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut.

Familja Bunjaku që jetonte prej vitesh në Rümlangu të Cyrihut ka njoftuar se trupi i të riut do të varroset të premten në po këtë qytet, shkruan Indeksonline.

Babai i Rinorit ka njoftuar se më 3 maj nga ora 13:00 do të bëhet ceremonia e varrimit, duke publikuar në rrjete sociale adresën e saktë.

Ai po ashtu ka thurur vargje për djalin e tij të ndjerë, të cilin e ka quajtur ‘Drita jem’. /Indeksonline/