4 Korriku shpallet “Dita e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”
Në ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, shpalli zyrtarisht 4 Korrikun “Ditën e Miqësisë Amerikane në Prishtinë”.
Me këtë rast, u riafirmua miqësia e veçantë dhe partneriteti ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, transmeton IndeksOnline.
Në të njëjtën ngjarje, Çelësi i Kryeqytetit iu nda profesorit Daniel Serwer.
Ndërsa, me Hyjneshën në Fron u nderuan Ed Joseph, Besa Pinchotti dhe Mario Marquez, për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Urime 250-vjetori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

