17:39 / E Mërkurë, 01 Maj 2024 / MSH

17-vjeçari shqiptaro-gjerman, kandidat i partisë së pavarur politike (FWV) në Gjermani

Florian M. Krasniqi është 17 vjeçar, gjimnazist i shkëlqyer dhe kandidat në politikën gjermane.

Ai përfaqëson partinë e pavarur politike në Komunë dhe landin Baden Würtemberg.

Floriani është gjimnazist, por mundësia e angazhimit dhe aktivitetit politik i është dhuruar nga ligji zgjedhor i miratuar me 10 nëntor 2022 dhe vlen nga qërshori i këtij viti.

Ligji në fjalë parasheh që gjermanët nga mosha 16 vjeçare mund të votojnë dhe inkuadrohen ne politikën gjermane, ku mund të ushtrojnë detyrën e politikanit shtetëror.

Këtë mundësi po e shfrytëzon Floriani, i cili është ndër kandidatët e vetëm të kësaj moshe.

Floriani shprehet i inspiruar se këtë detyrë politike do ta ushtrojë krahas edukimit shkollor, me shumë kënaqësi. Kandidati politik së fundmi fitoi çmimin e inteligjencës shkollore në Baden Würtemberg.

Pasi kandidati politik me sukses kreu të gjitha procedurat paraprake për pjesëmarrje në kandidaturë të partisë politike (FWV), ai deklaroi se primare për të është fakulteti i mjekësisë, të cilin do ta vazhdojë krahas aktivitetit politik, dhe ne fund do të vendosë profesionin e mëtutjeshëm.

Por, Floriani nuk e përjashton mundësinë e karrierës së tij politike në Bundestagun gjerman.

Floriani shton mëtutje se djepin e zhvillimit të një personaliteti bashkëkohor të kompletuar, atij i vendosi babi, Prof. Dr. Halil Krasniqi, i cili vet është kandidat politik dhe aktual në manatin 5 vjecar si përfaqësues i partisë së pavarur politike (FWV).

Zgjedhjet komunale dhe ato parlamentare janë caktuar me datën 9 qershor 2024.