19:11 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

17 vjeçarja Kaia Gerber, modelja e Vitit 2018

Kaia Gerber, vajza e supermodelës Cindy Crawford, është kurorëzuar Modelja e Vitit në eventin vjetor të Fashion Awards 2018.

Vetëm 17 vjeç, Kaia është bërë modelja më e re që nderohet me këtë çmim.

Supermodelja u përball me konkurrente të forta si Adut Akech, Adwoa Aboah (fituesja e vitit të kaluar), Bella Hadid dhe Winnie Harlow për të marrë në shtëpi çmimin prestigjioz.