17:07 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

17,500 euro shkojnë “posht”!

Në shtator të vitit të kaluar, Drita kishte emëruar trajner Shpëtim Duron. Siç kanë raportuar mediumet kosovare ai është paguar 3,500 euro në muaj dhe për 5 muaj sa ai qëndroi në Gjilan ka fituar 17,500 euro.

Duro kishte ardhur me qëllimin që ta fitoj Digitalb Kupën me Dritën por eliminimi nga Vëllaznimi e shtyri atë të jap dorëheqje.

Trajneri shqiptar e udhëhoqi ekipin në 15 ndeshje dhe regjistroi 7 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje.

Deri në fund të sezonit, Dritën do ta udhëheq asistenti Ardian Nuhiu. /Indeksonline/