21:32 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

18 fitore në 18 ndeshje, Prishtina mposht edhe Bashkimin

Z Mobile Prishtina e ka shënuar edhe fitoren e 18-të në po aq ndeshje të Kampionatit të Kosovës në basketboll.

Kryeqytetasit kanë vazhduar me fitore bindëse, këtë herë ndaj kampionit aktual, Bashkimit, me rezultat 109:78.

Divine Myles me 32, Meriton Ismaili (23) e Ahmed Bashir me 19 pikë ishin më efikasit te skuadra e trajnerit Damir Mulaomerovic, për të cilin kjo ishte ndeshja e fundit të krye të Prishtinës.

Bardhekaltërit sonte u paraqitën edhe pa të larguarin Kyan Anderson, por edhe pa Dardan Berishën e Khaldi Boukchou.

Te prizrenasit më i dalluari ishte Jordan Capps me 27 pikë i pasuar nga Martin James me 15 e Drilon Hajrizi me 13 pikë të shënuara.

Për Bashkimin kjo ishte humbja e 10-të në 18 ndeshjet e deritashme dhe aktualisht renditet në pozitën e 5-të me 26 pikë.