75 Mall Live Search
12:09 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

18 kg heroinë në banesë, arrestohen shqiptarët në Greqi

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar ne Greqi pasi në banesën e tyre iu sekuestruan 18.3 kg heroinë.

Arrestimi i tyre u bë në Drapetsona, prane Athinës.

Në banesën e tyre policia sekuestroi gjithashtu 95,8 gr kokainë, 64 kg nga një substance në trajte pluhuri që përdoret në përpunimin e heroines, 540 euro dhe 5 celulare.

Dy shqiptarët, të moshës 48 dhe 37 vjeç akuzohen për trafik droge. Nuk bëhet i ditur identiteti i tyre ndërkohë që policia mesohet se ka shtrirë hetimet për të zbuluar rrjetin e trafikantëve.

Temat: