09:38 / E Mërkurë, 03 Tetor 2018 / indeksADMonline

Arrestohen pas kishin thyer banesën e fqinjës

Tre persona janë arrestuar pasi që kishin thyer banesën e fqinjës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë dhe të dyshuarit janë arrestuar nga policia. Bëhet fjalë për një mashkull dhe një femër shtetase të Shqipërisë.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore pasi që ka tentuar të ikë duke kërcyer nga ballkoni.

Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarave janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë./Indeksonline/