17:28 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

“Nuk ka fakte për pazarin me kufoma”

Zyra e Drejtorit të SHSKUK-së ka reaguar në lidhje me një shkrim të publikuar gjatë ditës së sotme, në lidhje me pazarin e personelit mjekësor me trupat e vdekur të pacientëve.

SHSKUK thotë se deri më tani nuk ka pasur fakte dhe as ndonjë ankesë për këtë dukuri.

“Zyra e drejtorit të përgjithshëm ju informon se nuk ka pranuar asnjë dëshmi apo ankesë që ndërlidhet me rastet e tilla as nga familjarët, por as nga palët tjera. Në rastet kur ka fakte dhe argumente  do të ndërmerren masa konform legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Poashtu SHSKUK është zotuar se do të hulumtojë rastin.

 

Temat: