14:15 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Pacientët i vlerësojnë pozitivisht shërbimet në Spitalin e Përgjithshëm, në Pejë

Me qëllim të marrjes së të dhënave se sa janë të kënaqur pacientët me shërbimet e marra, gjatë muajit gusht është realizuar një anketë me pacientët që kanë qenë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm me rastin kur ata kanë janë liruar për në shtëpi.     

Janë anketuar 201 pacientë të cilët nga kryeinfermeria u është dhënë pytësori dhe një zarf të cilin pacienti e ka mbyllur vetë dhe zarfi është hapur vetëm në drejtori.    

Rezultatet e anketës tregojnë që pacientët në përgjithësi janë të kënaqur me shërbimet që marrin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.      

Këtë e vërteton fakti se 82% e të anketuarëve me notën 4 dhe notën 5 (mirë dhe shumë e mirë) kanë vlerësuar sjelljen e mjekëve ndaj tyre.                       

Po ashtu me notën 4 dhe 5 (mirë dhe shumë e mirë) 84% e të anketuarëve kanë vlërësuar sjelljen e infermerëve ndaj tyre, ndërsa punëtorët e shërbimeve ndihmëse si (administratë, pastrues, portirë etj.) të anketuarëve me notë pozitive 4 dhe 5 (mirë dhe shumë e mirë) i kanë vlerësuar në masën prej 82.4%.             

                                                                                                                                            Sa i përket pastërtisë 73.4% e të anketuarëve kanë deklaruar se janë të kënaqur me pastërtinë  që kanë pasur në dhoma, pra me nota 4 dhe 5 (mirë dhe shumë e mirë), ndërsa 64.8% e të anketuarëve kanë vlerësuar po me këto nota kanë vlerësuar pastërtinë në tualeta.                                                                                          

Sa i përket ushqimit 72.1% e pacientëve kanë deklaruar se kanë qenë të kënaqur dhe kanë vlerësuar me nota 4 dhe 5 (mirë dhe shumë i mirë).