10:47 / E Hënë, 03 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

19 aksidente trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

19 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Nga to 8 kanë qenë me të lënduar, ndërsa në 11 aksidente të tjera nuk ka pasur persona që kanë pësuar lëndime.

Gjatë kësaj periudhe policia ka shqiptuar 842 tiketa trafiku.

Ndërsa kanë ndodhur 14 arrestime, ku 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 1 është dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/