09:37 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

Kryhen 19 operacione brenda 24-orëve, në Spitalin e Pejës

242 pacientë kanë marrë trajtim emergent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, dje më 29 janar 2020. Nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

19 operacione janë kryer gjatë 24-orëve të fundit.

Analiza kanë kryer 304 pacientë që në total janë kryer 4,787 analiza.
Gjatë 24-orëve të fundit kanë qenë 6 lindje, 1 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnja 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore./Indeksonline