16:28 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

190 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit ’Drenica’

Komuna e Drenasit se shpejti do të nis me pjesën e tretë për rregullimin e shtratit të lumit ‘Drenica’.

Një kontratë të publikuar, është bërë e ditur se vlera e parashikuar e kontratës është 190,000,00 euro, transmeton Indeksonline.

Në përshkrimin e lëndës së kontratës thuhet “me punë përgatitore, punë të gërmimit, transportit të materialeve dhe të ngjashme, hapja e kanaleve, pastrimi i lumit, heqjen e mbeturinave te ndryshme etj,) sipas kushteve dhe specifikave teknike të dhëna në dosjen e tenderit”.

Afati kohor i fundit për pranimin e tenderëve është bërë e ditur data 24 maj të këtij viti.

Kjo kontratë është bashkëfinancim me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal./Indeksonline/