09:51 / E Enjte, 01 Mars 2018 / indeksADMonline

1999- Ja si hyri KFOR-i në Vushtrri, forcat serbe tërësisht të rraskapitura (Video)

Në këtë kronikë të përgatitur nga agjencia e lajmeve Associeted Press, shihet hyrja e ushtarëve të NATO-s në qytetin e Vushtrri në qershor të vitit 1999.

Në video, siç transmeton Veriu.info, shihen qindra banorë të Vushtrrisë të cilët pas 4 muaj rrethimi, gëzohen shumë me rastin e hyrjes së ushtarëve francez të KFOR-it.

Njëkohësisht shihen edhe disa automjete me serbë të cilët e lëshojnë e Vushtrrinë, ndërkohë që ende në qytet ish prezent forcat ushtarake dhe policore serbe të rraskapitura, ku njëri prej tyre edhe jep prononcim me gjysmë zëri për AP-në, ku konfirmon se ata po shkojnë për Serbi.

Po ashtu shihet edhe gërmadhat e shtëpive të shkatërruara në qendër të qytetit.

Ndryshe, në këtë kohë ‘banesat e kuqe’ në qendër të Vushtrrisë, ende kontrolloheshin nga policia serbe.