12:00 / E Martë, 23 Prill 2024 / k.v

Aksidenti në Pejë/ Policia: Dy persona kanë pësuar lëndime

Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku midis dy veturave në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 08:30 kemi pranuar për një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy vetura. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai për Dukagjinin.

Sipas pamjeve të publikuara, njëra nga veturat ka përfunduar në lumë tek ish-tregu i gjelbër./IndeksOnline/