Barcelona synon transferimin e përhershëm të Cancelos
Joao Cancelo po impresionon të gjithë me rikthimin e tij te Barcelona.
Që nga huazimi i tij në janar, ai po tregon formë të lartë në formacionin e Hansi Flick.
Siç raporton Fabrizio Romano, Barça ka informuar agjentin e portugezit, Jorge Mendes se dëshiron ta bëjë të përhershme lëvizjen e tij.
Cancelo gjithashtu do të donte të qëndronte, pasi është tifoz i Barcelonës dhe i lumtur në klub, me bisedimet e radhës që do të vijojnë me Al-Hilalin.
Portugezi, këtë sezon ka bërë 13 paraqitje me Barcelonën duke shënuar 1 gola dhe 4 asistime./IndeksOnline/

