13:12 / E Hënë, 21 Nëntor 2022 / AR

Bëhuni gati, këto janë surprizat e Shyhretes për fundvit

Me rastin e festave të fundvitit edhe këngëtarët shqiptar po kujdesën të sjellin projekte të mrekullueshme.

Një zë i ëmbël dhe i pazëvendësueshëm si ai i Shyhrete Behlulit do të kujdeset që edhe këtë fundvit të keni atmosferë në shtëpitë e juaja.

Për Indeksonline këngëtarja ka zbuluar se pas lansimit të këngës “Jem bo gjyshe, jem bo vjehrra” ka përgatitur edhe disa duete të tjera. Një projekt e ka me vajzën e saj, Engjin, ndërsa të tjerat ka vendosur t’i lë befasi për dashamirët e muzikës së saj.

Kemi gati këngë të tjera, bashkëpunime të tjera që priten të editohen brenda kësaj jave. 3-4 bashkëpunime janë, un dhe Engji dhe kolegët e tjerë. Me Engjin i kemi gjithmonë ndërsa të tjerat po i lë surprizë. Po besoj që këngët kanë me u pëlqy. Jemi mundu me bo këngë të mira. Të gjitha janë të realizuara në skenën që e kam bërë tash të fundit “ Jem bo gjyshe, jem bo vjehrra” edhe Engji që e ka realizuar projektin me Albatritin”, tha ajo./Indeksonline/