75 Mall Live Search
21:29 / E Shtunë, 30 Maj 2026 / L A

Chelsea “tallet” me Arsenalin pas humbjes në finale të Championsit

Chelsea ka vendosur të tallet me rivalët e përbetuar, Arsenalin pas humbjes së tyre në finale të Champions League.

Kjo erdhi përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, duke shkuar “Ejani dhe vizitoni shtëpinë e trofeve të Londrës”, duke e vënë në epiqendër trofeun me vesh të mëdhenjë.

Chelsea, ka fituar dy herë këtë garë në vitin 2012 dhe 2021.

Arsenali, kujtojmë se u mposht nga kampionët në fuqi PSG, përmes penalltive me Gabriel Magalhaes që u shndërrua në fytyrën tragjike të “Topçinjëve” pasi humbi atë./IndeksOnline/