75 Mall Live Search
12:23 / E Shtunë, 11 Korrik 2026 / Gj Sh

Trajneri i Belgjikës akuzon gjyqtarët për humbjen ndaj Spanjës

Trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia ka akuazuar gjyqtarët për humbjen nga Spanja dhe eliminimin nga Kupa e Botës.

Ai pretendon se kombëtarja e Belgjikës u dëmtua me një penallti të paakorduar në pjesën e parë, shkruan IndeksOnline.

“Nuk e di pse Michael Oliver nuk e konsultoi VAR-in për atë prekje me dorë. Shkoi kundër nesh.

Ne e pamë Spanjën në sy. Duhet ta pranojmë humbjen, por dhamë gjithçka dhe nuk ishte e mjaftueshme.”, ka deklaruar Rudi Garcia.

Kujtojmë që Spanja fitoi ndaj Belgjikës me rezultat 2-1 dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Kupës së Botës./IndeksOnline/