E konfirmon edhe Klopp-i, ylli portugez mungon në derbin ndaj Evertonit
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, konfirmoi lëndimin e njërit prej lojëtarëve të rëndësishëm të tij.
Bëhet fjalë për futbollistin portugez Diogo Jota, i cili pësoi një lëndim në ndeshjen e kaluar ndaj Fulhamit.
Kloppi, në konferencën për shtyp para ndeshjes tha:
“Fatkeqësisht Diogo Jota shënoi një gol dhe u lëndua– ai do të mungojë për dy javë”.
Liverpooli, do luajë nesër ndeshjen derbi ndaj Evertonit në stadiumin “Goodison Park” dhe synon që të marrë një rezultat pozitiv në luftën e tyre për titull./IndeksOnline/