11:07 / E Hënë, 23 Tetor 2023 / S Z

Festina Thaçi prezanton librin e saj të parë “Vetes me Dashuri. Unë”

Festina Thaçi, një grua shumëdimensionale me shumë pasione në jetën e saj, prezanton librin e saj të parë “Vetes me Dashuri. Unë”.

Libri i saj është një rrugëtim emocionues drejt vetëzbulimit, që do të magjeps  lexuesit nga fillimi në fund. Ky libër tregon pasionin, këmbënguljen dhe angazhimin e saj për të krijuar ndikim pozitiv në botë.

“Gjatë gjithë jetës sime, një gjë ka mbetur gjithmonë e pandryshuar: ndjekja e palekundur e dashurisë për veten, rritja personale dhe përqafimi i një ekzistence të plotë. Unë jam gjithmonë duke kërkuar, adoptuar dhe forcuar zakone pozitive”, ka thënë Thaçi.

Autorja Thaçi madje thotë se çdo ditë që kaloni me këtë libër-ditar, do ta kuptoni më mirë veten, dëshirat dhe qëllimin tuaj në jetë.

“Çdo ditë që kaloni me këtë libër-ditar, do ta kuptoni më mirë veten, dëshirat dhe qëllimin tuaj në jetë.  Përqafojeni pra, këtë udhëtim të pazakontë dhe çlironi fuqinë brenda jush me këtë mjet të jashtëzakonshëm për veteksplorim. Ky libër-ditar është hapi i përsosur drejt një jete me më shumë kuptim dhe përmbushje”, ka thënë Thaçi.

Autorja Thaçi teksa flet për librin e saj të parë, thotë se ky liber është  një shoqërues i përsosur për t’ju udhëhequr drejt rritjes dhe përmbushjes së brendshme, i cili iu inkurajon që të gërmoni thellë në brendësinë tuaj,  për të zbuluar dhe shpalosur potencialin tuaj të vërtetë. 

“ Sapo keni marrë në dorë librin-ditar, për të nisur një udhëtim transformues drejt vetëzbulimit. Ky libër-ditar është shoqëruesi i përsosur për t’ju udhëhequr drejt rritjes dhe përmbushjes së brendshme përgjatë një viti, nëpërmjet afirmimeve ditore, sfidave mujoreve dhe inkurajimit që të gërmoni thellë në brendësinë tuaj për të zbuluar dhe shpalosur potencialin tuaj të vërtetë.”, ka thënë autorja e librit Vetes me dashuri.Unë.”

Ndryshe,  librin Vetes me dashuri.Unë.”, të autores Festina Thaçi, mund ta gjeni ne Librarinë Dukagjini ne Prishtinë,  si dhe mund ta porosisni online tek Gjirafa Mall.