Forumi për Gratë Paqen dhe Sigurinë nis punimet me një minutë heshtje
Me një minutë heshtje ka nisur dita e dytë e Forumit Ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, pas vrasjes së një gruaje në mëngjesin e sotëm në Pejë.
43-vjeçarja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar.
Për vrasjen e sotme që ka tronditur Kosovën, kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit.