14:46 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

“Granit Xhaka është çelësi i suksesit”, drejtori sportiv i Leverkusenit: Ai është zemra e lojës!

Skuadra e Bayer Leverkusenit është duke pasur sukses të jashtëzakonshëm gjatë këtij sezoni. Ata janë shpallur kampion në Bundesliga për këtë sezon dhe janë në luftë për dy tituj tjerë, përfshi, UEFA Europa League dhe DFB Pokal

Drejtori sportiv, Simon Rolfes tregon se kush ishte transferimi më i mirë i Xabi Alonsot gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, shkruan Indeksonline

Sipas Rolfes, Granit Xhaka ishte transferimi kryesor që çoi te suksesi i klubit gjerman.

“Transferimi më me ndikim? Në pozicion kyç ishte Granit Xhaka, si numri gjashtë. Ky numër është zemra e lojës, ai po dominon ritmin. Është pozicioni strategjik, sa në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Kjo pozitë është gjithmonë lidhës i të gjithave pjesëve të ekipit”, u shpreh Rolfes

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni ende nuk kanë pësuar humbje gjatë këtij sezoni në të gjitha garat dhe ky është objektivi i Xabi Alonsos./Indeksonline/