11:13 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

Hansi Flick-u kandidati potencial për ta zëvendësuar Pochettinon te Chelsea

Skuadra e Chelseat ka pasur një sezon katastrofal me trajnerin Maurizio Pochettino dhe tashmë po flitet se bordi ka filluar gjetjen e një trajneri të ri për sezonin 2024/25.

Siç raporton gazetari i Bild.de, Christian Falk – kandidati potencial për ta zëvendësuar argjentinasin te “Blutë” është Hansi Flick, shkruan Indeksonline

Flick është i papunë që nga viti 2023 ku u shkarkua nga pozita e trajnerit të Kombëtarja e Gjermanisë.

59-vjeçari dikur ishte në stolin e Bayern Munich, ku kishte qëndruar te “bavarezët” në 86 ndeshje dhe mori një notë të lartë 2.53 – duke fituar Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Super Kupën, Kupën e Gjermanisë dhe dy tituj të Bundesligas.

Përveç Hansi Flick, kandidatë për ta zënë vendin e trajnerit Pochettinos ka edhe trajnerë tjerë, duke përfshirë këtu edhe atë të Sportingut të Lisbonës, Ruben Amorim./Indeksonline/