10:16 / E Premte, 03 Maj 2024 / L K

Haradinaj me mediat: Sunduesve u pengon liria e shprehjes

Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit hartuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë në rënditje. Lidhur me këtë, kreu i AAK-së ka thënë se sunduesve u pengon liria e shprehjes, liria e mediave.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias.
Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e instituicioneve kredibile ndërkombëtare.
Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë” shkruan Haradinaj në reagim./Indeksonline/