Haradinaj pyet Qeverinë: Pse duhet një vendim i veçantë për tu themeluar Asociacioni

Ish-ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka thënë se një gjë mbetet e paqartë rreth krijimit të Asociacionit.
Ajo ka pyetur Qeverinë, se pse duhet një vendim i veçantë për tu themeluar Asociacioni nëse është në frymën kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë:
“Një gjë mbetet e paqartë:
Nëse i ashtuquajturi ‘Asociacion’ NUK po parashihet të ketë kompetenca ekzekutive (që u hodhën poshtë edhe nga Gjykata Kushtetuese) dhe se struktura e statusi ligjor i saj do të jetë i ngjashëm me atë të Asociacionit të Komunave të Kosovës – atëherë pse i duhet këtij të ashtuquajturi ‘Asociacion’ një vendim i veçantë i Qeverisë për t‘u themeluar diçka që është një OJQ e thjeshtë?!
Disa nene nga Ligji për Lirinë e Asociimit”./IndeksOnline/