14:59 / E Premte, 19 Prill 2024 / mp

Hoti thotë se Kurti po tenton “t’ju hedhë hi syve” qytetarëve: Marrëveshja juaj përmban autonomi për serbët

Ish-kryeministri i Kosovës, deputet i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili sot shkroi për marrëveshjen e vitit 2013 të nënshkruar nga Hashim Thaçi, Ivica Daçiq, dhe më pas të vitit 2015 nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.

“Nga negociatat për njohje të ndërsjellë te dorëzimi i autonomisë. Postimi i fundit i kryeministrit, lidhur me marrëveshjet e kaluara është “hedhje hi syve” për qytetarët.  

Marrëveshja e vitit 2015 është bërë në dakordim me miqtë dhe ka siguruar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të çdo drafti të asociacionit.  Ndërkaq, marrëveshja e Kurtit e vitit të kaluar në Bruksel dhe Ohër e përmban autonominë për serbët”, shkroti Hoti në Facebook.