11:35 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

Humbja e Aston Villas mbrëmë, reagon Jurgen Klopp: Po i lodhim shumë futbollistët!

Skuadra e Aston Villas pësoi humbje të befasishme mbrëmë ndaj Olympiacosit në gjysëmfinalen e parë të UEFA Conference League.

Pas kësaj disfate ka reaguar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, shkruan Indeksonline

Klopp mendon se Premier League është duke i lodhur futbollistët me shumë ndeshje, prandaj nuk ka sukses në garat europiane.

“Të shohësh Aston Villan duke humbur mbrëmë do të thotë që asnjë anglez nuk do të jetë në finalen evropiane. Duhet të bëjmë diçka, a e ulim intensitetin e lojëve?

“Nëse asnjë skuadër angleze nuk shkon në finalet evropiane, a kemi performuar keq? Premier League është më e mira në botë, lojtarët janë të mbingarkuar. Dikush duhet t’i ndihmojë njerëzit, ta ndërpresë një lojë.

“Duhet të bëheni përsëri pjesë e futbollit, dhe jo vetëm shtrydhësi. Kjo është një këshillë nga një plak në pension”, u shpreh Jurgen Klopp

Kujtojmë që në tri kompeticionet e UEFA-s, vetëm Aston Villa arriti të kualifikohej në gjysmëfinale – por që është afër eliminimit për shkak të humbjes 2:4 ndaj klubit grek./Indeksonline/