10:43 / E Premte, 19 Prill 2024 / L K

“Ka kaluar Roma”, Leverkuseni në festë, gati për hakmarrje

Bayer Leverkuseni i është gëzuar faktit se do të përballet me Romën në gjysëmfinalen e Europa League.

Pasi eliminoi West Hamin, skuadra gjermane ishte me mendje në Itali për të mësuar rivalin e gjysëmfinales.

Asistenti i Xabi Alonsos i kumtoi lajmin Xabi Alonsos se Roma ishte gjysëmfinaliste dhe më pas nisi një festë e momentit në stadium.

Leverkuseni do të tentoi hakmarrjen pasi që pikërisht Roma ishte skuadra që vitin e kaluar e eliminoi nga Europa League./Indeksonline/