10:37 / E Martë, 23 Prill 2024 / L K

Kjo është NBA-ja, fituesi përcaktohet në sekondën e fundit

Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray i dha fitoren ekipit të Denver, që mundi 101-99 Lakers në çerekfinalen e dytë play off, duke udhëhequr 2-0 serinë.

Trioja Davis-James-Russell realizoi 81 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të fituar.

Lakers e kishte epërsinë deri në 20 pikë gjatë ndeshjes, por nuk arriti ta mbajë.

Denver tani ka përmbushur serinë e fitoreve prej 10-0 në përballjet e fundit me Lakers duke kompletuar dominimin ndaj skuadrës së James./Indeksonline/