10:38 / E Martë, 16 Prill 2024 / L K

Konjufca reagon për vrasjen në Pejë: Urgjent konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë që të mos ndodhin më shumë raste të tjera

Kreytari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj ngjarjes që tronditi gjithë vendin këtë mëngjes.

Vrasja e gruas në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Kryekuvendari i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili nisi fjalimin e tij me këtë ngjajre.

Konjufca tha se sot u zgjuam më një lajm të trishtë pas disa ditëve ku ndodhi ngjarja e njëjtë në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se shumica e rasteve po ndodhin nga personat që kanë të kaluara kriminale dhe se sistemi i drejtësisë i ka liruar.

“Vërtet sot u zgjuam me një lajm të trishtueshëm. Vrasje edhe një grua tjetër në qytetin e Pejës pas asaj që ndodhi në qytetin e Ferizajt ku një grua u vra nga bashkëshorti i saj.

Ajo çka është urgjente është konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë që raste të tjera mos të ndodhin.

Shumica e rasteve që po ndodhin është nga personat që edhe më herët kanë pas raste e shkelje të rënda.

 E sistemi i drejtësisë po i liron ata. E kjo është parapërgatitje e rasteve të rënda”, ka thënë Konjufca./IndeksOnline/