14:04 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Lana del Rey shkel rregullin, organizatorët e Coachella duhet të paguajnë gjobën marramendëse

Festivali i njohur në SHBA, Coachella po përballet me një gjobë prej 28 mijë dollarësh nga autoritetet përkatëse pasi artistja e njohur e muzikës melankolike, Lana Del Rey ka shkelur një rregull.

Performanca e artistes së hitit “Summertime Sadness” zgjati 13 minuta më shumë, duke bërë që për këtë kohëzgjatje të gjobitet festivali nga qyteti i Indio-s.

Ndonëse 13 minuta mund të mos duken shumë, ka rregulla strikte që interpretuesit duhet t’u përmbahen kur bëhet fjalë për kohëzgjatjen e performancave të tyre.