09:46 / E Enjte, 18 Prill 2024 / G T

Manuel Neueri në histori të Ligës së Kampionëve, thyen rekordin e Iker Casillasit

Skuadra e Bayern Munchen mbrëmë mposhti minimalisht 1:0 Arsenalin dhe siguroi gjysmëfinalen e madhe të UEFA Champions League.

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer u fut në histori të Ligës së Kampionëve me më së shumti “Clean sheets”, shkruan Indeksonline

Neuer e ka kaluar Iker Casillasin me më së shumti ndeshje pa pranuar gol (58), një ndeshje më pak tani e ka ish-portieri i Real Madridit (57).

Në këtë listë të portierëve më të mirë në UEFA Champions është edhe legjenda italiane, Gigi Buffon me 52 ndeshje pa pranuar gol./Indeksonline/