15:30 / E Hënë, 13 Mars 2023 / AR

MC Beka e gjuan me këpucë prezantuesen në emision

MC Beka ka qenë mysafiri i radhës i Shoqës Edonë dhe Halil Halilit në “2 EMRA 3 ARSYE”.

Reperi i njohur ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP Kosova” dhe prapaskenat e këtij realityshoë.

Gjatë intervistës, MC Beka ka patur disa përplasje me Shoqën Edonë. Por ata të dy së bashku kanë pasur edhe momente gazmore gjatë intervistës.

E një moment shumë gazmor ka qenë në fund të emisionit, kur prezantuesit e edhe të ftuarit japin përshtypjet për njëri tjetrin në “Dhoëm e Kuqe”.

Derisa Edona fliste për MC Bekën, ai me shaka e gjuan dy herë me këpucët e tij prezantuesen e emisionit.

“2 EMRA 3 ARSYE” është show televiziv me Shoqen Edonë dhe Halil Halilin, që në qendër të vëmendjes ka Big Brother VIP dhe personazhet e tyre – prodhim i gazetes online Reporteri.net – shfaqet çdo të mërkurë dhe të diel në RTV Dukagjini.