75 Mall Live Search
17:30 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / MSH1

Kida shijon pushimet me të fejuarin

Këngëtarja e njohur, Orhidea Latifi, ka publikuar pamje nga pushimet, bashkë me të fejuarin e saj, Ajbin.

Çifti ka zgjedhur bregdetin malazez për t’u freskuar në këto ditë të nxehta vere, shkruan IndeksOnline.

Kida ka shpërndarë një video të saj me Ajbin duke shijuar rrezet e diellit dhe muzikën e mirë, të shtrirë në një prej plazheve të Budvas.

Të dy bashkë kanë kohë që janë bërë të pandarë, duke e balancuar jetën private me atë biznesore.