75 Mall Live Search
23:58 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / L A

Më në fund bindet Trabzonspori, vendos të paguajë 8.5 milionë euro për Muçin

Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar të mesfushorit ofensiv Ernest Muçi, duke aktivizuar opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh.

Sipas marrëveshjes, klubi nga Trabzoni do ta paguajë shumën e transferimit në pesë këste të barabarta, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë të re 3-vjeçare. 

Muçi ishte pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi me opsion blerjeje nga Beşiktaşi, dhe pas negociatave të fundit mes dy klubeve, marrëveshja është mbyllur me sukses, duke i dhënë fund një prej çështjeve më të rëndësishme të merkatos për klubin turk.

Ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm për 25-vjeçarin shqiptar, i cili në 34 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 9 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.