09:03 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Mërgimtari “selam” gruas së tij në Kosovë: Kur të vij, më mirë zhduku!

Një rast i kërcënimit ka ndodhur në Ferizaj.

Gruaja ka raportuar se bashkëshorti i saj i kishte telefonuar nga Gjermania dhe i kishte thënë se kur të vij në shtëpi të mos gjej aty.

E njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës pasi ndjehet e rrezikuar nga i dyshuari.

Pas intervistimit e njëjta është kthyer në shtëpinë e saj së bashku me prindin e bashkëshortit të saj (vjehrrin)./Indeksonline/