09:46 / E Premte, 03 Maj 2024 / k.v

Merreshin me shitblerje narkotikësh, arrestohen 3 persona në Prizren

Janë arrestuar tre të dyshuar në Prizren nën dyshimin se në bashkëveprim janë marrë me shitblerje të drogës, transmeton IndeksOnline.

Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe automjetet e tyre si prova materiale janë sekuestruar një pistoletë, 14.47 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, tri peshore, disa qese plastike për mbushje dhe 0.20 gramë mbetje narkotike.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./IndeksOnline/