11:27 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë vizitoi ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka mbërritur në Hagë, për t’i vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen tash e disa vite në paraburgim.

Ministri Hasani, bëri thirrje për një proces gjyqësor të përshpejtuar, transparet dhe politikisht të paanshëm.

 “E vizitova presidentin Thaçi, e gjeta në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të triumfojë”, tha ministri Hasani..

Ai këtë e bëri të ditur përmes një postimit në rrjetin e tij social në Facebook, përcjell IndeksOnline.