14:05 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Nis asfaltimi i rrugës të një nga zonat më të bukura turistike në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njofuar vazhdimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Junik-Gjeravicë.

Një nga zonat më të bukura turistike në Kosovë së shpejti do të ketë infrastrukturë moderne.

“Rruga Junik-Gjeravicë, me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik për të gjithë zonën e Dukagjinit.
Kjo rrugë do të ngre në një piedestal më të lartë turizimin malor e atë dimëror në vendin tonë, e po ashtu do të nxjerrë në pah fushëpamjen panoramike të zonës së bukur të maleve të Gjeravicës dhe Alpeve Shqiptare” shkruan ministri në njoftim./Indeksonline/