“Nuk është normale”, trajneri i Oviedos flet për vërshëllimat e tifozëve ndaj Mbappes
Guillermo Almada pranoi zhgënjimin e tij pasi Real Oviedo u mposht 0-2 nga Real Madridi, por pjesa më e madhe e diskutimeve pas ndeshjes u përqendrua te atmosfera dramatike në “Bernabeu”.
Mbrëmja u dominua nga tensioni në tribuna, ku një pjesë e tifozëve të Real Madridit fishkëllyen me zë të lartë Kylian Mbappe-ë gjatë gjithë ndeshjes.
Superylli francez u fishkëllye vazhdimisht pasi hyri në lojë në pjesën e dytë, ndërsa pakënaqësia e një pjese të publikut të Bernabéut vazhdon të rritet pas një sezoni të vështirë për Real Madridin.
I pyetur drejtpërdrejt për reagimin ndaj Mbappés-ë, Almada u shfaq i habitur nga armiqësia ndaj një lojtari të nivelit të tij.
“Nuk është normale që lojtarë të atij kalibri të fishkëllehen.
“Nuk më habit fakti që tifozët duartrokitën Santin, ai është një lojtar i dashur dhe i respektuar në gjithë Spanjën. E ka fituar këtë gjatë karrierës së tij”, përfundoi ai.

