12:47 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Osmani kujton Ismet Racin: Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heroin Ismet Rraci, në 23- vjetorin e vrasjes.

“Ismet Rraci ishte patriot, aktivist i shquar politik dhe kryetar i komunës së Klinës, i cili dha kontribut të çmuar për lirinë,  shtet ndërtimin dhe jetën institucionale.

Ai shquhej për guximin dhe atdhedashurinë, por rrugëtimin e tij e ndërprenë në mënyrë mizore, më 23 prill 2001, kur pabesisht e vranë, rrugës së tij për në punë.

Heroi ynë meriton drejtësinë, ndaj vendosja e drejtësisë mbetet domosdoshmëri.

Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit!”, ka thënë Osmani.