Phoenix-i mbron presidentin: U shpreh i mllefosur për shkak të dezinformatave
Gazetari i sportit, Lorik Gashi, së fundmi ka marrë disa kërcënime serioze në rrjetet sociale nga presidenti i klubit kosovar, Phoenix.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, AGK, ka bërë një reagim në lidhje me këto kërcënime ndaj gazetarit të sportit, shkruan Indeksonline
Muhedin Ferati, president i Phoenix-it i ka shkruar privat Lorik Gashit dhe e ka ofenduar, sharë dhe kërcënuar në lidhje me një lajm të publikuar.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe klubi kosovar përmes rrjeteve sociale. Ata thonë se ky mllef i presidentit të tyre erdhi për shkak se gazetari dezinformoi publikun në lidhje me problemet financiare në klub.
Reagimi i plotë: