11:34 / E Martë, 23 Prill 2024 / L K

Pioli do të shkarkohet nga Milani në fund të sezonit

Tashmë duket se ka përfunduar epoka e Stefano Piolit pas ndeshjes së djeshme ku humbën ndeshjen derbi ndaj Interit.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Pioli do shkarkohet nga Milani pavarësisht deklaratave të tij pas derbit të djeshëm dhe se drejtuesit janë tashmë duke kërkuar trajnerin e ri.

Pioli, ndryshe iu bashkua Milanit në vitin 2019 duke zëvëndësuar Marco Giampaolon në stolin e “Rossonerëve”.

Gjatë periudhës së tij te Milani, ai ndihmoi skuadrën që të rikthehet në Ligën e Kampionëve ku arriti gjysmëfinalen si dhe shpalli Milanin kampion për herë të parë që nga viti 2011./IndeksOnline/