09:04 / E Mërkurë, 17 Prill 2024 / L K

Policia jep detaje për të shtëna me armë, në Graçanicë

Dje në mesditë dy grupe janë gjuajtur me armë zjarri në Llapnasellë, Graqanicë, pas një mosmarrëveshje që kishte filluar ditë më parë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona dhe janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa, rasti kishte filluar më të shtëna më armë zjarri mes dy veturave ku më pas të dy këto vetura janë aksidentuar mes veti, përcjell IndeksOnline.

“Është raportuar  se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet ne njoftimin e Policisë./IndeksOnline/