Zbulohet e vërteta se përse Van Dijk nuk gjuajti penallti ndaj Marokos
Holanda është eliminuar nga Kupa e Botës, qysh në 1/16 e finales.
“Tulipanët” u mposhtën nga kombëtarja e Marokos, pas ekzekutimit të penalltive, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt u mbyll me barazim 1-1, derisa Maroko fitoi në penallti me shifrat 3-2.
Ajo çfarë bëri buj të madhe ishte mospërfshirja e Virgil van Dijk në gjuajtjen e penalltive.
Por është zbuluar se arsyeja përse mbrojtësi i Liverpulit nuk gjuajti një penallti, kishte të bënte me një shqetësim në këmbë.
Van Dijk ishte ankuar te stafi mjekësor për këtë problem, derisa këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Ronald Koeman./IndeksOnline/

