Reali në gjendje të dhurojë dy yjet e saj për Olisen
Michael Olise është padyshim dëshira absolute e Florentino Perezit për ta sjellë te Reali.
Ai e sheh atë si një “Galactico”, termi i cili përdoret për blerjet e mëdha që “Los Blancos” bën.

Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, klubi madrilen po shqyrton mundësinë që në negociata të përfshihen edhe Aurelien Tchouameni ose Eduardo Camavinga.
Raportohet se transferimi i Olise mund t’i kushtojë Realit mes 100 dhe 130 milionë euro, ndërsa paralelisht mund të negociohet edhe shitja e njërit prej mesfushorëve francezë.
Olise, aktualisht në grumbullim me Francën në Botëror, ku është shpallur “Man of the Match” në ndeshjen e parë ndaj Senegalit./IndeksOnline/

