13:21 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / AR

Rektori Hajrizi prezenton në Romë projektet e UBT Smart City, si po e ndihmon inteligjenca artificiale njeriun

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Forumin e 16-të të ENSA – Rjetit të Universiteteve Evrpiane për Shkencat e Sportit, me ftesë të Presidentit të Asociacionit për Edukimin në Shkencat Sportive, Prof. Antonio Tessitore.

Rektori Hajrizi prezantoi disa prej projekteve inovative që po zhvillohen në UBT, në bashkëpunim edhe me partnerë të njohur ndërkombëtar, lidhur me përdorimin e inteligjencës artificiale për edukim, analizat shëndetësore, si dhe trajtimin e plakjes.

Për zgjidhjen e problemeve të sotme komplekse njerëzit e kanë më se të nevojshme të bashkëveprojnë me teknologjinë. UBT Smart City si një ekosistem inovativ i mençur dhe i vetqëndrueshëm prezanton një laborator real të çështjeve komplekse dhe të konvergjencës, duke testuar në kohë reale dhe me teknologjitë më bashkëkohore, duke përfshir këtu edhe inteligjencën artificiale në impaktin në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të ambientit në përgjthësi.

Këto projekte janë vetëm disa prej qindra projekteve zhvillimore që po ndodhin paralel në UBT Smart City duke shtuar besimin se cilësia e jetës do të përmirësohet.

UBT është modeli i parë i një qyteti të mençur i kompletuar në Kosovë dhe në rajon dhe një prej të parëve në botë.

Modeli i konceptuar dhe zhvilluar nga Rektori Hajrizi me ekipin e tij ka hasur në një interesim dhe vlerësim të madh në botë.

Rektori Hajrizi është ftuar në më shumë se njëzetë vende të botës për të prezantuar idetë dhe modelin e UBT-së, i cili deri më tani ka marrur çmimet dhe rankimet në Evropë dhe botë për inovacion, teknologji, ekselencë, ndërmarrësi, edukim dhe zhvillim të qëndrueshëm.

UBT Smart City i cili reprezenton ndërlidhjen e teknologjive moderne, njeriut nga të gjitha gjeneratat dhe infrastrukturën me funksionet e një qyteti të mençur, po konfirmon se si jetohet në një qytet modern dhe të mençur, ku qytetarit i plotësohen nevojat e veta jetësore në një hapësirë që mbulon dhjetë minuta ecje.

Me këtë UBT tenton të krijojë dije dhe praktika të mira për të vazhduar në përkrahjen d qyteteve në implementimin e modeleve të tilla në Kosovë dhe në botë.

Tani disa projekte të tilla veçse kanë filluar.