11:00 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / AR

Shakira shpëton nga burgu, i paguan 7 milionë euro shtetit spanjoll

Këngëtarja kolumbiane Shakira, ishte në gjykatë në Spanjë për dyshimin se kishte bërë mashtrime tatimore prej vitesh.

Zyra e prokurorit e akuzoi Shakirën se ka jetuar në Spanjë nga viti 2012 deri në 2014 dhe për këtë arsye duhet të paguajë taksat atje, transmeton Indeksonline.

Ajo duhet të paguajë një gjobë prej 7 milionë eurosh.

Me ndihmën e një sërë kompanish, ajo mashtroi organet tatimore në vlerë rreth 14.5 milionë euro.

Ajo gjithashtu merr një dënim me kusht prej tre vjetësh.

Për të shmangur dënimin me burg, Shakira bëri një marrëveshje me prokurorët spanjollë. Ajo pranoi dënimin me kusht prej tre vjet burg dhe pagesën e një gjobe në vlerë 7 milionë euro.

Aktgjykimi është përfundimtar./Indeksonline/

Ajo ka arritur marrëveshje me prokurorinë publike.