1shi i botës humb turneun më të rëndësishëm të vitit
Tenisti numër një i botës, Carlos Alcaraz do të humbas turneun më të rëndësishëm të vitit.
Pasi nuk morri pjesë në Madrid, Romë, ai nuk do të luaj në dy Grand Slamet më të mëdha, Roland Garos dhe Wimbledon, shkruan IndeksOnline.
Alcaraz ka njoftuar se do të mungoj për shkak të një dëmtimi të zgjatur në kyçin e dorës së djathtë.
“Shërimi im po ecën mirë dhe ndihem shumë më mirë, por për fat të keq nuk jam ende gati të luaj dhe për këtë arsye duhet të tërhiqem nga sezoni i fushave me bar në Queen’s dhe Wimbledon . Këto janë dy turne vërtet të veçantë për mua dhe do të më mungojnë shumë. Po punojmë ende për t’u rikthyer sa më shpejt të jetë e mundur!”, ka shkruar Alcaraz./IndeksOnline/
Mi recuperación va por buen camino y me siento mucho mejor, pero desgraciadamente aún no estoy listo para poder jugar y por eso tengo que renunciar a la gira de hierba en Queen’s y Wimbledon. Son dos torneos realmente especiales para mí y los echaré mucho de menos. Seguimos… pic.twitter.com/6IL0APkv5G
— Carlos Alcaraz (@carlosalcaraz) May 19, 2026

